Një ngjarje shokuese e ka shoqëruar Pejën sot.
Dy punonjëse të shtëpisë së pleqve “Orenda” janë arrestuar në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë.
Neutral mëson ekskluzivisht se njëra nga vajzat është Aurora Pelaj nga Peja, fshati-Novosellë.
Ndryshe, rasti i rëndë është bërë sot publik përmes një video të shpërndarë në Facebook.
Aty shihet se si një nga punonjëset e dhunon një grua të moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.