Nipi i Adem Jasharit prezantohet te Prishtina me këngën “Mora fjalë” 

Futbollisti Igball Jashari, është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës së parë të Prishtinës.

Igballi që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skënderajt, siç e do zakoni, e ka kënduar një këngë para lojtarëve në tubimin e parë me skuadrën para ndeshjes me Trepçën ’89, njofton Klankosova.tv.

Sulmuesi 17-vjeçar është prezantuar para lojtarëve me këngën e Shkurte Fejzës “Mora fjalë”, e cila i kushtohet Komandantit legjendar, Adem Jashari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *