Plane për martesë me Dj Dagz? Einxhel e konfirmon: Do të kemi një super dasmë 

Një dasmë nga Einxhel Shkira dhe Dj Dagz? Po, dhe një super dasmë madje. Këtë e ka konfirmuar vetë moderatorja përmes një postimi që ka bërë në rrjete sociale. 

Ajo ka publikuar një shkrim, ku thuhej se do të bënin një ceremoni private, por në fakt, ajo pohon se nuk do të jetë kështu.

Jo vetëm që do të ketë një dasmë, por do të jetë dhe madhështore. “Jo dasëm…por super dasmë do të ketë”, shkroi ajo.

Kujtojmë që Einxhel dhe Dagz, dashuria e të cilëve lindi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ata pritet të bëhen shumë shpejt me një djalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *