Kosovari ‘fluturon’ me veturë rrugëve të Zvicrës ditën që kaloi provimin e ngasjes, Policia ia merr patentë shoferin 

Policia Kantonale e Aargaut ka kryer të enjten një kontroll të shpejtësisë, duke përdorur aparatin lazer, me ç’rast janë ndaluar tre ngasës të shpejtë. Njëri prej tyre rezultoi që kishte marrë patentë shoferin po atë ditë. 

Bëhet fjalë për një BMW të serisë 5, të cilës i është matur shpejtësia prej 126 km/h, në vendin ku lejohej  80 km/h, ka njoftuar Policia të premten.

18-vjeçari kosovar është kontrolluar dhe raportuar në prokurorinë publike përgjegjëse, shkruan Aargauer Zeitung. Siç doli më vonë, shoferi i ri nuk kishte (ende) patentë shoferin me vete, pasi kishte kaluar testin e ngasjes po atë ditë. Por, Policia i ka hequr atij menjëherë patentën e drejtimit.

Pak më i shpejtë ishte vetëm një gjerman 20-vjeçar, i cili kishte zhvilluar shpejtësinë prej 127 km/h, përcjell albinfo.ch. Ai gjithashtu është referuar në prokurorinë publike dhe është dashur të dorëzojë patentë shoferin në vendngjarje.

Vetëm një shofer 74-vjeçar, të cilit i është matur shpejtësia prej 115 km/h, është lejuar të vazhdojë drejtimin. Pensionisti është raportuar në prokurorinë publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *