Shumë emra u përmendën që do jenë në garën e festivalit të këngës në RTSH.
Por më, nuk ka vend për hamendësime.
Tashmë janë publikuar emrat për garën e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision.
Albina Kelmendi, Alban Kondi, Evi Reçi, Manjola Nallbani, Petrit Cerkaxhiu e po ashtu Fifi.
“Stop” do të jetë kënga me të cilën Fifi do të prezantohet në festivalin që do e udhëheq Arbana Osmani.
Edhe pse ato janë shoqe, së fundmi ka pasur një tension mes Fifit e Big Brother Albania, produksionit që udhëheq Arbana.
Nuk dihet nëse kjo do të ndikoj në raportin e tyre, sidomos kur do të jenë në të njëjtën skenë në dhjetor./Neutral