Nga sot Komuna e Prishtinës nis testimin një-kahore 

Nga data 28 tetor deri më 30 tetor, Komuna e Prishtiës do të testojë edhe një herë unazën e brendshme si qarkullim një-kahor.

Nënkryetari i komunës, Alban Zogaj ka deklaruar se pas këtij testimi do të merret një vendim final.

Nesër dhe në fundjavë e testojmë edhe një herë unazën e brendshme si qarkullim një-kahor! Pastaj do të marrim vendimin final”, ka shkruar Zogaj.

Edhe nga Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve autobusët do të qarkullojnë në rrjedhën njëkahore.

“Duke u bazuar në njoftimin e Komunës së Prishtinës se nga dita e premte më datë 28 tetor deri të dielën më 30 tetor 2022, vazhdon testimi i Unazës Qendrore të Qytetit. Rrjedha e qarkullimit të automjeteve do të jetë njëkahore andaj edhe drejtimi i qarkullimit të autobusëve do të ndryshoj sipas kësaj rrjedhe”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *