I publikoi mesazhet private, CEO i “Acromax”  i përgjigjet Alban Ramosajt 

Duket se “lufta” virtuale mes CEO-s së “Acromax” dhe disa prej artistëve shqiptarë nuk do të mbarojë me kaq. Së fundmi Aldor Nini (CEO i “Acromax”), iu është kundërpërgjigjur statuseve të këngëtarit Alban Ramosaj. Ky i fundit publikoi një ‘screenshot’ të bisedave me “Acromax” në Instastroy, duke pretenduar se ata i kishin ofruar “4-5 milionë klikime” (KLIKO).

Në lidhje me këtë, Aldor Nini u shpreh se në diskutimet me këngëtarin rreth bashkëpunimit të tyre bëhej fjalë vetëm për marketing. Sipas tij edhe vetë Albani ka qenë kundër blerjeve të klikimeve.

“Çfarë më çuditi mua tek postimi i Albanit është fakti se ne i kemi ofruar 4-5 milion klikime, të cilat janë gati 12 mijë euro. Nuk besoj se do të arrija t’ja bëja këtë shumë me një klip Albanit, klipet e të cilit sigurisht nga ana artistike janë shumë të mira, por duhet të jenë komerciale që të dëgjohen nga një audiencë e gjerë në Gjermani, Zvicër, pra jashtë Shqipërisë. Një këngë duhet që të gjenerojë të ardhura që të justifikojë këto shpenzime”- është shprehur Nini.

Ai theksoi më tej se “Acromax” nuk ofron shërbimin për blerjen e klikimeve, duke shtuar se për vite me radhë ka organizuar fushata për të drejtuar artistët drejt marketingut real.

“Dhe përveç kësaj absolutisht unë kam qenë gjithmonë kundër blerjes së klikimeve. Këtë gjë nuk ua kemi ofruar artistëve ose klientëve, madje kemi bërë një fushatë marramendëse që ata të kalojnë tek marketingu real”, është shprehur CEO i “Acromax.”

Deklaratat e Alban Ramosajt

Në një postim në profilin e tij në Instagram, Alban Ramosaj, ndau me ndjekësit e tij disa mesazhe që sipas tij i janë dërguar nga stafi i “Acromax.” Konkretisht, në mesazhe shihet se “Acromax” i ka shkruar këngëtarit disa herë për të realizuar një takim, në mënyrë që të diskutojnë bashkëpunimin e tyre. Nga aq sa mund të shihet nga fotot që ka ndarë Albani, duket se këngëtari nuk iu është përgjigjur propozimeve të “Acromax.”

Krahas fotove, Albani sqaron se takimi është zhvilluar teksa hedh akuza se “Acromax” i ka propozuar që t’i dhurojë klikime.

“P.s. Kur u bë takimi, mu ofruat “të t’dhurojmë nja 4-5 milionë shikime” apo harruat. Të dëshpëruar, hipokritë dhe të ulët”- shkruan Albani.

Në një tjetër mbishkrim këngëtari thotë: “Pra ky është stili siç e shof, po nuk i bëtë dot klientë, i bëni armiq dhe shpifni?

Pas akuzave të Aldor Nonit, erdhi menjëherë reagimi i Alban Ramosajt. Ai ka publikoi një postim në rrjetin social Instagram, ku shkruante: “Për aq kohë sa jam lajmi…faleminderit”

Ju rikujtojmë deklaratën e CEO-s së “Acromax”

Ne kemi një listë shumë të gjatë artistësh që ne i menaxhojmë. Të gjithë atyre i ka shkuar në majë të hundës pjesa e blerjes së klikimeve, pjesa më e madhe e do këtë gjë, nuk duan të konkurrojnë me artistë të tjerë që i blejnë klikimet. Nuk i kemi vënë në dukje më parë, tani ka ardhur momenti. Personi pasi pa lajmin më tha që ‘çfarë të duhet ty që fut hundet’. Është Ardit Çuni. I thashë Arditit mua mu deshën gati 10 sekonda të gjeja Shqipërinë, aq poshtë ishte. 668 klikime ka vetëm nga Shqipëria, 37 mijë klikime nga India. Alban Ramosaj, kam shumë respekt për të, por kënga ‘A je me najkon’ ka vetëm 13 mijë shikime nga Shqipëria. Kjo mendoj se është viktimë dhe jo që i ka blerë vetë. Ergita Bahja ka kënduar te ‘Kënga Magjike’. Kishte më shumë nga Kazakistani. Një nga artistët që nuk ka aspak nevojë të blejë klikime por ka dalë në sistemin tonë është Ledri Vula, kishte blerë klikime te kënga ‘Monaco’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *