Një 30 vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Shtedim të Podujevës. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Bëhet fjalë për të riun Adnan Halimi, i cili ishte duke vozitur biçikletën dhe më pas vetura e aksidentoi atë për vdekje.
Nga Policia e Kosovës, Borovci ka deklaruar se rruga që të çon drejt pikës kufitare në Merdar do të jetë e bllokuar, duke kërkuar nga qytetarët që t’u drejtohen rrugëve alternative.