Një 30-vjeçar ka humbur jetën sonte si pasojë e një aksidenti që ndodhi në magjistralen Podujevë – Merdar, saktësisht në fshatin Shtedim, ku u përfshinë tri vetura dhe një biçiklsit. Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia, ndërkohë që sinjalizuesit kanë bërë me dije se i riu që vdiq në aksident është Adnan Halimi.
Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit biçiklisti, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.