Zbulohet arsyeja pse Top Channel e fshiu postimin ku njoftoi se Big Brother VIP fillon së shpejti

Para dy orëve Top Channel përmes një video në Instagram njoftoi se “Big Brother Albania VIP” do të fillojë së shpejti. Ndërsa, konfirmoi se prezantuese e këtij reality-show do të jetë Arbana Osmani.

Por, ky postim tani është fshirë nga profili i Top Channel. Kjo pasi që këngëtarja e njohur, Fifi ka reaguar e revoltuar pas videos së publikuar nga Top Channel.

Ndër të tjera në këtë video ishin edhe disa momente nga edicioni i kaluar, ku shfaqej edhe skena, që Fifit i ra të fikët.

Kjo ka bërë që këngëtarja të mërzitet shumë dhe përmes disa videove në Instatory i është drejtuar televizionit dhe Lori Hoxhës, duke i thënë se po i ulin pikët në publik.

“Kaq shumë jeni kënaqur me faktin që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njëri, si artiste, me rrëzu përtokë, mos të jetë e lumtur. Me ja nis me i shti njerëzit me fol për mua prapë prej fillimit, me më sha dhe me hangër m*t për mua”, thotë ndër të tjera Fifi.

Më tej, ajo falenderon Top Channel që po i shkatërron jetën.

“Tash ka me ja nis prap njerëzit me fol për mua negativisht. Faleminderit shumë për gjithçka Top Channel. Faleminderit edhe për 4 vjet që më keni dhënë bukë për të ngrënë, faleminderit që po ma shkatërroni jetën, faleminderit që nuk po ma lini të harrojë një skenë shumë të rëndë për mua dhe familjen time”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *