Ky është reagimi i Don Xhon pas arrestimit nga Policia

Gjatë ditës së sotme u raportua se reperi i njohur Don Xhon është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai u arrestua pasi pas kontrollit nga Policia iu gjetën armë dhe fishekë në veturën e tij, shkruan gazeta Neutral.

Pas lirimit nga Policia, ai hyri në një live video në Instagram para pak çastesh.

Ai foli në lidhje me çështjen e arrestimit.

“Gjithçka është në rregull. Gjithçka është nën kontroll. Respekt për Policinë e Kosovës dhe sjelljen e tyne”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *