Megan Fox frymëzohet nga sirena e filmave vizatimor teksa debuton në eventin “ në New York

Megan Fox dukej njësoj si sirena e filmave vizatimorë Jessica Rabbit teksa doli në tapetin e kuq në eventin “Time100 Next Gala” në New York të martën, me të fejuarin e saj Machine Gun Kelly.

Ndërsa çifti mbërriti në ngjarjen e mbushur me yje, e cila bashkon figurat që lënë gjurmë në një sërë industrish, ylli 36-vjeçar debutoi flokët e kuqe teksa kishte të veshur një fustan ngjyrë ari të ndezur me një të çarë dramatike në njërën anë.

Nëna e tre fëmijëve – e cila kohëve të fundit nxiti thashethemet se ka rritur gjoksin, kishte zgjedhur një makijazh të theksuar për një shkëlqim të këndshëm për ceremoninë.

Ajo përfundoi pamjen magjepsëse me një çantë dhe këpucë me taka gjithashtu ngjyrë ari dhe dukej e mahnitshme teksa pozonte para kamerave.

Bashkëshorti i saj i ardhshëm, 32 vjeç, kishte gjithashtu një dukje elegante, e përbërë nga një korse të tejdukshëm, pantallona dhe një gjerdan me zinxhir argjendi.

Reperi, la flokët e tij të gjatë bionde platin të stiluar pjesërisht në topuz, ndërsa pjesën tjetër i lëshoheshin sipër.

Dyshja pozuan së bashku gjatë hyrjes në event dhe ishin ndër personazhet që morën vëmendje të madhe.

Përveç çifti, Jeannette McCurdy, Lily Collins, Keke Palmer, Lily Collins, Law Roach, Joe Alwyn dhe shumë të tjerë të famshëm ishin të gjithë të pranishëm në mbrëmjen solemne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *