Ish-kikboksieri dhe influencuesi kontravers për pod-castet e tij, Andrew Tate ka njoftuar konvertimin në fenë Islame.
Influencuesi i përjashtuar nga çdo rrjet social, e ka përshkruar Islamin si fenë e fundit të vërtetë në botë dhe tani ka konfirmuar se është vetë kthyer vetë në besimtar musliman.
Tate, i vetë-shpallur “trajner suksesi”, njihet për besimet e tij radikale mbi marrëdhëniet gjinore.
Ai inkurajoi të krishterët që “të besojnë në të mirën” që të konvertohen edhe ata në myslimanë. Ai tha:
“Kjo është arsyeja pse unë jam musliman. Çdo i krishterë që beson në të mirën dhe e kupton betejën e vërtetë kundër së keqes, duhet të konvertohet.”
Një video e tij duke u falur në xhami është bërë virale./Neutral/