Shqiptarë, e kemi vjedhur edhe himnin: A e dini historikun e vërtetë të krijimit të himnit tonë kombëtar? 

Deri më tani, poeti Lasgush Poradeci është ai i cili ka përshkruar dhe botuar i pari historinë e krijimit të himnit tonë.

Por ajo që nuk e dinit është se vjen nga kënga patriotike rumune “Pe-al nostru steag e scris Unire”.

Sipas Lagush Poradecit, ky u zgjodh si himni i Shqipërisë sepse: “… kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer; vetë e dëshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymën, vetë e shënjtëroi, duke e dashur me zemër gjer në therori dhe më shumë e përtej vetëtherorisë. Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë…”. Me pak fjalë, kjo do të thotë që ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e “Betimit mbi flamur” ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemalit për ta njohur këtë këngë si këngën tonë kombëtare.

“Himni I Flamurit” ështe i vetmi himn në botë që i kushtohet simbolit të flamurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *