Një muaj e gjysmë me vonesë: Këto janë problemet që mund ti shfaqen Big Brother VIP Kosova!

Ishte menduar me 4 tetori si datë e nisjes së spektaklit me investimin më të madh në Kosovë, por kjo nuk ndodhi për shkak të vonesës në punimet e shtëpisë.

E fillimi i saj tashmë po mendohet të jetë në mesin e nëntorit, e një e muaj e gjysmë vonë mund ti paraqesin disa probleme këtij produksioni.

E para është marrëveshjet me banorët sepse i ishte premtuar fillimi i tetorit si nisje e tashmë vonesat mund ti paraqesim probleme tek disa prej atyre që kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Konkurentët do të jenë të profesioneve të ndryshme nga ndërmarrës tek artistët.

Por, problemi më i madh do të jetë me Big Brother Vip Albania.

Pas marrëveshjes mes Art Motion dhe Digitalb, dy produksionet e njejta do ti shërbenit dy plaftormave, në Kosovë do të niste në tetor e të përfundonte në fund të vitit teksa në Shqipëri do të startonte në janar, pas përfundimit të “Dancing with the stars”. Por kjo vonesë do të bëj që të paktën disa javë dy spektaklet të përballen me njëra-tjetrën në ditë dhe termine të njëjta./Neutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *