Pak më në herët u raportua për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, ku si pasojë e goditjes nga vetura ka humbur jetën një person.
Sinjali mëson se viktima është 74-vjeçari Gani Curri.
Curri nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit, me ç’rast ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku i cili ka dalë me ekipin mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ndryshe rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se njësia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryhen ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur aksidenti.