Ngjarja e rëndë në Podujevë/ Të dyshuarit plagosen edhe një kalimtar rasti

Një ngjarje e rëndë çoi peshë qytetin e Podujevës në orët e para të pasdites së sotme. Dy persona shndërruan rrugën ‘Nuhi Gashi’ në qendër të qytetit në skenë krimi, pasi që plumbat që u shkrepën nga armët e tyre lanë të plagosur tre persona, ndër ta një kalimtar rasti.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur para objektit të Gjykatës në Podujevë, ku personat e përfshirë në rast kishin qenë pjesë e një seance gjyqësore për shkak të një plagosjeje që kishte ndodhur mes tyre gjatë vitit të kaluar në fshatin Gllamnik.

Komandanti i stacionit policor në Podujevë, Njazi Jashari, tha për Sinjalin se të dyshuarit janë identifikuar dhe janë marrë të gjitha veprimet hetimore për t’i kapur ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *