Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë sot gjatë ditës. Në videot e arritura në adresë të redaksisë së gazetës Nacionale ka të shtëna armësh në qytetin e Podujevës.
Në videot shihet një qytetar i shtrirë në tokë, gjersa një tjetër tenton t’i ndihmojë atij të ngritet. E gjatë këtij tentim-ndihme, dëgjohen krisma armësh.
Në video, një qytetar shihet në asfalt i shtrirë, për të cilin dëshmitarët i thanë Nacionales se është i plagosur.
Gazeta Nacionale i ka shkruar autoriteteve zyrtare për të pyetur në lidhje me këtë rast. Deri në momentin e publikimit të këtij teksti, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë përgjigje për këtë rast.
Në vend të ngjarjes më vonë është parë edhe Policia e Kosovës.