E lënduara nga aksidenti në Komoran është një 26 vjeçare që jeton në Gjermani 

Dy të vdekur dhe një i lënduar është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në rrugën Komoran – Carralevë.

E lënduara nga ky rast është një 26-vjeçare, e cila jeton në Gjermani.

Sipas mjekëve në Qendrën Emergjente të QKUK-së gjendja e të lënduarës është stabile, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *