Një nga lajmet që mori dhenë në pak minuta ishte ribashkimi i Robertit me Lauretën, sidomos pas deklaratave të Norës.
Postimi “L-eft & R-ight forever”, që në shqip përkthehet “Majtas dhe Djathas përgjithmonë”, ku në fokus ishte dora e tij dhe e një vajze e po ashtu fokusi tek inicialet e emrave të tyre la të kuptohet që Roberti është kthyer në krahët e Lauretës.
Por, pak orë më vonë nga postimi i parë, Berisha e ka fshirë imazhin paraprak, duke shtuar se ky ishte një ngacmim i tij.
Nëse bazohemi tek fjalët e deklaratës së fundit, çifti duket se akoma mbesin të ndarë./Neutral