Vushtrri: Djali bashkë me gruan rrahin babain e moshuar, përfundojnë në Polici

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në një shtëpi në qendër të Vushtrrisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë një burrë i moshuar dyshohet se është rrahur nga djali, i cili bashkë me bashkëshorten e tij kanë sulmuar babain/vjehrrin, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar 64-vjeçari, i cili ka deklaruar se djali dhe nusja e tij e kanë goditur disa herë, pas një debati verbal që patën mes vete, për çka ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tyre me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *