Çdo projekt ku është zëri i saj nuk është vetëm një këngë, por lirshëm mund të themi një hit që i qëndron kohës.
Milionat në YouTube janë lehtësisht të prekshme për të, e kjo mund t’i jep lirinë edhe për të pushuar, pasiqë këngët e Donjeta Morinës vazhdojnë të dëgjohen.
Por, këtu e kemi gabim të gjithë sepse këngëtarja nuk po pushon.
Pas bashkëpunimit me Rrezin e Gjonyn, ajo dje ka punuar në këngën e re, e refreni që është themeli i një projekti të bukur tashmë ka përfunduar.
Informacionin e ka bërë të ditur vetë Donjeta në llogarinë e saj në Instagram.
Që këtë këngë do e dëgjojmë të gjithë, këtu nuk ka fije dyshimi./Neutral