Kur fillon Big Brother VIP Kosova?! Alaudin Hamiti “dorëzohet” në Instagram!

Që nga muaji shtator, një pyetje po përsëritet për produksionin e Big Brother VIP Kosova, se kur do të nisin udhëtimin.

E pas kaq shumë javësh, pa një përgjigje se kur do të nis, Alaudin Hamiti është “dorëzuar” përballë pyetjeve të shumta në Instagram.

Prezantuesi i edicionit të parë u shpreh: “Nuk kam përgjigje se kur do të filloj Big Brother Vip Kosova. Na u zgjatën veshët edhe neve, e di.”

E arsyen e mos nisjes e kemi zbuluar ditë më parë. Kjo vonesë po bëhet për shkak të punimeve në shtëpi që po marrin më shumë kohë se që ishte menduar.

Data e parë ka qenë 4 tetor, e një datë dytë nuk ka për momentin./Neutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *