Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bolzano të Italisë.
Alexandra Elena Mocanu me origjinë rumune 35 vjeç është vrarë nga burri i saj shqiptar.
35-vjeçarja u vra në banesën e saj në Bolzano ku jetonte prej kohësh dhe punonte si banakiere.
Autoritetet italiane janë vënë në lëvizje në kërkim të bashkëshortit të saj Avni Mecjes shqiptar me origjinë.
Trupi i viktimës u gjet në banesën e saj pasi të afërmit lajmëruan policinë ndërsa shtuan se Mecje ishte deklaruar se ishte në kërkim.