Politikanë ateistë në Kosovë ka pasur gjithmonë, mirëpo nga frika e reagimit publik pak e kanë bërë të ditur pikëpamjen e tyre në raport me fenë.
Popullsia në Kosovë në masë të madhe është e regjistruar si fetare.
Por Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka thënë se është ateist.
Ateist jam unë”, tha Molliqaj në T7 kur u pyet se a është besimtar.
“PSD-ja është subjekt sekularist”, ka thënë Molliqaj, duke shtuar se është pro mbajtjes së shamisë.
Ai tha se partia e tij që drejton është e majtë, duke thënë se janë edhe pro mbajtjes së shamisë – por njëkohësisht edhe për të drejtat e komunitetit LGBT.