Gazetari dhe analisti, Milaim Zeka, në një intervistë për News24 ndër të tjera ka rrëfyer një moment të vështirë në jetën e tij ku kishte menduar t’i jepte fund jetës.
“Unë e kam patur mik të shpirtit Bekim Fehmiun, ai ka bërë vetëvrasje për shkak të një operacioni të dështuar që i shkaktoi paralizë në gjysmën e trupit.
Unë vetë kur jam arratisur si i ri nga ish Jugosllavia dhe kam kaluar nëpër Austri ishte temperatura -30° dhe ngaqë kam përjetuar një të ftohtë dhe humba në malet e Austrisë vetë kam menduar te vetëvrasja, kam dashur të dalë para trenit”, tha Zeka.