Aeroporti i Tiranës ka njoftuar së fundmi se për shkak të një greve të personelit të trafikut ajror në Itali do të anulohen të gjitha fluturimet e parashikuara për sot drejt Italisë dhe anasjelltas. Në njoftim thuhet se sot nuk do të ketë fluturime në aeroportet e Barit, Bolonjës, Ankonës, Bergamos, Veronës, Milanos, Genovas, Riminit dhe Romës, ikje dhe ardhje për në kryeqytetin tonë.
Nga kjo ndalesë përjashtohen fluturimet e ambulancës, ato të kërkim-shpëtimit dhe për ndihma humanitare. fluturimit të tyre.
Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton se si pasojë e grevës së personelit të trafikut ajror në Itali, fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Italisë ( Bari, Bolonja, Ankona, Bergamo, Verona, Milano Malpensa, Genova, Rimini, Roma) për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) do të anullohen për ditën e sotme.
Nga ky njoftim përjashtohen:
Fluturimet Ambulance, Medevac
Fluturimet e Kërkim Shpëtimit
Fluturimet Humanitare
Lusim pasagjerët që kanë fluturim sot drejt destinacioneve të mësipërme të komunikojne paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për te verifikuar statusin e fluturimit te tyre para se te nisen për në aeroport.