TRAGJIKE: Dërgohet pa shenja jete në spital një fëmijë 5-vjeçar, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një fëmijë 5-vjeçar është ndarë nga jeta, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë kanë bërë me dije se vdekja e fëmijës është konstatuar nga mjeku kujdestar, të fëmija nuk është vërejtur ndonjë shenjë dhune.

Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende, prandaj me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Prokurori ka cilësuar rastin si ‘Hetim i vdekjes’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *