“Të duam të gjallë apo të vdekur” djali e përkujton Remzi Hoxhen

Njëzet e shtatë vite pasi aktivisti dhe biznesmeni shqiptar Remzi Hoxha u kap nga shërbimi shqiptar i inteligjencës dhe u vra, djali i tij e kujton atë.

Remzi Hoxha, kishte qenë një biznesmen dhe një aktivist për çështjen etnike shqiptare në Kosovë, por ishte larguar për në Shqipëri për t’i shpëtuar persekutimit nga regjimi jugosllav.

Por pastaj, më 21 tetor 1995, ndodhi tragjedia

Familja pretendon se Remzi Hoxha u rrëmbye me urdhër të presidentit të atëhershëm shqiptar Sali Berisha nga anëtarët e Shërbimit Informativ Kombëtar të vendit, SHIK.

Një raport nga organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International tha se ai ishte “larguar me makinë nga vendi i tij i punë në Tiranë nga burra që, sipas dëshmitarëve, ishin të veshur me rroba civile dhe ishin me një makinë e cila më vonë u raportua se u identifikua se i përkiste SHIK-ut”.

Prokurorët shqiptarë akuzuan gjithashtu Arben Sefgjinin, ish-shefin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave, i cili më parë ka shërbyer si shef i zyrës së SHIK-ut në Tiranë, për torturimin dhe vrasje n e dyshuar të Hoxhës. Dy agjentë të tjerë të SHIK-ut, Budion Mece, Avni Kolladashi, u akuzuan gjithashtu në lidhje me çështjen.

Megjithatë, të tre burrat u liruan sipas ligjit të amnistisë.

Ndërsa sot është përkujtuar nga djali i tij, Kushtrim Hoxha, po ashtu një biznismen i suksesshem në Kosovë, me këtë foto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *