E papritur: Policia arreston Don Xhonin?

Sot në mesditë reperi i njohur Don Xhon është shoqëruar në Polici.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se policia ka kontrolluar veturën ku ndodhej reperi me një shoqërues të tij, dhe pas kontrollit që të dy janë shoqëruar në stacionin më të afërt policor.

Gjatë kontrollit që është bërë dyshohet se i është gjetur një armë.

Përndryshe, reperi ka pasur edhe më herët probleme me Policinë e Kosovës.

Disa muaj më parë, Don Xhon ishte arrestuar me akuzën e njëjt, për armëmbajtje pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *