Policia e Kosovës ka raportuar se dje gjatë ditës është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Dhunim”.
KALLXO.com mëson se personi i dyshuar është person madhor, ndërsa viktima është e mitur.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 19 tetor 2022, në mesditë, rreth orës 12:00.
Lidhur me ngjarje, KALLXO.com ka komunikuar edhe me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj ka thënë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person madhor, i dyshuar për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Sulmi seksual” dhe “Dhunimi”.
Ajo tha se brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente.
Ulaj tha se për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, si dhe fazës hetimore, nuk mund të tregohen detaje të tjera.