Plas sherri te Stupcat, Osmani Azemi u kërkon llogari kolegëve për 150 mijë euro, i drejtohet gjykatës 

Rikthimi i Stupcave” ka bërë bujë të madhe ditëve të fundit. E gjithë kjo nisi nga deklarata e Vedat Bajramit, i cili kishte thënë që “Stupcat” do të rikthehen me Vedatin dhe Mensurin. Këto fjalë i pohoi edhe Mensur Safqiu i cili tha që Vedati ka folur në emër të tij.

Osman Azemi, nuk ka folur shumë shkaku i respektit që ka ndaj kolegëve.

“Për shkak te korrektësisë dhe respektit qe kam për koleget e mi qe kemi punuar bashkë dy dekada kisha pas dëshirë që të kontaktoni zyrën ligjore gjegjësisht avokatin dhe të më kurseni mua”, tha ai.

Avokati Kushtrim Palushi, i cili përfaqëson Osman Azemin tha se ka dyshime serioze për keqpërdorime financiare të mëdha në kompaninë “Stupcat Group”. Lidhur me këtë, avokati nesër do t’i drejtohet organeve kompetente, Prokurorisë së Shtetit dhe ATK-së, për të hetuar dhe zbuluar veprat e mundshme penale që janë kryer.

Siç thotë ai, Osman Azemit i është refuzuar kërkesa për auditimin dhe kontrollin e brendshëm të kompanisë “Stupcat Group” për periudhën e transaksioneve financiare mes viteve 2015-2021 nga aksionarët tjerë, Vedat Bajrami dhe Mensur Safçiu. Kështu, Osman Azemi ka kërkuar auditimin e transaksioneve financiare me iniciativë të tij, ku sot më datë 19.10.2022 ai ka pranuar edhe raportim e auditimit për atë periudhë (bazuar vetëm në në pasqyrat e llogarive bankare dhe deklaratat tatimore të kompanisë Stupcat Group).

Sipas atij raporti, kontabilisti Ekrem Sadiku gjatë asaj periudhe ka tërhequr nga xhirollogaria bankare e Stupcat Group shumën prej së paku 152,514.00 Euro, pa dijeninë dhe pa autorizimin e Osman Azemit, si aksionar dhe drejtor i kompanisë Stupcat Group. Osman Azemi nuk ka njohuri se ku kanë përfunduar ato mjete dhe me autorizim të kujt i ka tërhequr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *