“I bëra dush, e përdhunova”, detaje tronditëse për vrasjen e 12-vjeçares në Francë që u gjet brenda valixhes 

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja makabre e 12-vjeçares në Francë, Lola Davier, trupi i së cilës u gjet në një valixhe plastike.

Duket se autoritetet franceze po hetojnë mbi pistën e hakmarrjes, e cila besohet të ketë qenë edhe motivi kryesor që ka çuar 24 vjeçaren algjeriane, Dabia B., në ndërmarrjen e aktit ekstrem.

Sipas Daily Mail, për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar për motivin e krimit të tmerrshëm, i cili ka tronditur shoqërinë franceze në 24 orët e fundit. Megjithatë, hetuesit që punojnë në këtë çështje besojnë se pas veprimeve të vrasëses së dyshuar, e cili ishte e pastrehë, mund të ketë qenë dëshira e saj për t’u hakmarrë ndaj nënës së vajzës.

Në fakt, autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që 24-vjeçarja, e cila përballet me “probleme ekstreme psikologjike”, të ketë ngatërruar 12-vjeçaren Lola Davie me nënën e saj, Delphine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *