Javën e kaluar Ermal Fejzullahu u nis drejt Amerikës për të performuar në disa ambiente muzike për shqiptarë, por pas përfundimit të tyre është koha për pushime.
Këngëtari ka zgjedhur një destinacion në Amerikën e Jugut, përkatësisht në Aruba.
Teksa në sy bie që këtë herë në pushime nuk janë familja e tij, por këtë kohë po e shijon me miq.
Ndërsa, pas këtyre pushimeve Fejzullahu pritet të nis punë për projektet e reja./Neutral