Jeep po ecë përpara me planet e tij për t’u bërë “marka numër një për SUV elektrikë” derisa prezanton automjetin e tij të parë elektrik të pastër, Avenger.
Prodhuesi i fortë i SUV-ve, thotë se koncepti i tij i ri EV e mbart markën Jeep në të ardhmen me “aftësitë më të mira në klasë”, për ngarje në rrugë të mira dhe të këqija, transmeton Telegrafi.
Në shtator, Jeep në pronësi të Stellantis, ngacmoi me katër modele të reja plotësisht elektrike që do të lansohen në SHBA dhe Evropë deri në fund të vitit 2025.
Jeep është i njohur për prodhimin e automjeteve të forta me aftësi të jashtëzakonshme off-road, të cilat prodhuesi i automjeteve planifikon t’i sjellë në epokën e re të automjeteve elektrike. Kompania është e ndërtuar mbi katër vlera – lirinë, aventurën, origjinalitetin dhe pasionin – teksa vë në pah tregun e EV.
Në panairin ParisMotor Show të hënën, Jeep thotë se do t’i përdorë këto vlera për të çuar markën në një të ardhme tërësisht elektrike, duke zbuluar detaje të reja pas modelit të saj kryesor EV.
Muajin e kaluar, prodhuesi i automjeteve tha se Jeep Avenger do të jetë modeli i parë EV i prezantuar në tregun evropian me plane për të dalë në sallonet në vitin 2023. Ndërkohë, ndërsa shumica e prodhuesve të automjeteve po prezantojnë modelet e tyre më të mëdha në versionet elektrike, Jeep po shkon në një rrugë tjetër, pasi Avenger është projektuar për të gjitha terrenet – off-road dhe ato të qytetit. Shefja e Jeep Europe, Antonella Bruno, pohoi gjatë publikimit:
“Avenger tërësisht i ri do të ofrojë aftësi të markës Jeep që është e drejtë për tregun evropian. Ky SUV modern, argëtues dhe emocional do të tërheqë një grup në rritje klientësh që janë në kërkim të një alternative të aftë, kompakte, moderne dhe tërësisht elektrike të markës Jeep për lojtarët aktualë”.