Ajo njihet më së shumti për këngët e saj hit dhe paraqitjet magjepsëse në tapetin e kuq.
Madje, edhe teksa bën punë dhe merr kohë për veten, Dua Lipa duket elegante pasi u fotografua duke ecur në qytetin e saj të Londrës të hënën në mëngjes.
E veshur me një xhaketë me vija të zeza me një palë xhinse po ashtu të ngjashme të gjera, ylli i muzikës pop nuk dukej edhe aq në humor të mirë.
Nën xhaketë kishte një bluzë gri me grafika vizatimore në pjesën e përparme, dhe zgjodhi një palë atlete të zeza të markës Balenciaga.
Mbi krahun e saj mbante një çantë të madhe të zezë, e cila kishte detaje të rripit të argjendtë.