Ditë më parë, Blero doli në një deklaratë zyrtare ku njoftoi se ai dhe Afrona Dika u divorcuan në maj të këtij viti.
Në anën tjetër, modelja e njohur nuk bëri asnjë koment lidhur me këtë deklaratë të ish-bashkëshortit të saj.
Duket se Afrona ka ecur përpara me jetën e saj, duke e lënë pas supeve martesën dy vjeçare me Bleron.
Ajo po kalon këtë të diel diku në Alpet zvicerane, teksa ka postuar një fotografi që ngjallë dyshime.
Dy senduiça, dy gota ujë dhe dy gota verë shfaqen në fotografinë e Afronës.
Mesa duket, bukuroshja shqiptare po shijon natyren e Alpeve së bashku me partnerin e saj të ri.