Një sasi prej disa kilogramësh drogë është kapur sot në Malishevë, por jo si zakonisht, përmes ndonjë aksioni apo kontrolli. Këtë herë, dikush i ka ‘harruar’ ose i ka lënë me qëllim dy qese me marihuanë në një rrugë të fshatit Pagarushë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për mbi 3 kilogramë substancë narkotike, e llojit marihuanë, që është sekuestruar nga Policia.
Sinjali mëson se në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Njësia e Antidrogës për rajonin e Gjakovës, teksa ende nuk dihet se si ka përfunduar droga aty dhe kush janë të dyshuarit.