Të shtëna me armë në një lokal në Ferizaj, intervenon Policia – një i arrestuar

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë publike. Jo rrallëherë ka raste të tilla edhe brenda lokaleve, siç ka ndodhur mbrëmë në një kafeteri në rrugën ”Wesli Clark” në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një person ka gjuajtur me armën e zjarrit në lokal, për motive ende të panjohura, në orët e para të së dielës.

Posa Policia është njoftuar për rastin ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur gëzhoja, si dhe është arrestuar i dyshuari. Me rastin e kontrollit policor, të dyshuarit i është gjetur arma, që më pas u konfiskua nga njësiti policor. 

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me vendim të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *