Lutfi Haziri flet për herë të parë për ‘dhëndrin’ e tij 

Kënga Haziri, vajza e ish-kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri gjithmonë merr vëmendjen e mediave rozë.

Kohë më parë, Kënga përmes postimeve të saj në rrjetet sociale ka njoftuar se është në një lidhje dashurie.

E së fundmi, Lutfi Haziri së bashku me bashkëshorten e tij, Myrvete Bajrami, e cila për publikun tashmë është e njohur si “Mikja”, ishin të ftuar në emisionin “Libero” ku ndër të tjera komentuan edhe lidhjen e dashurisë së vajzës së syre, Këngës.

Duke mos zbuluar më shumë rreth tij, ata vetëm kanë zbuluar se i dashuri i Këngës është shqiptar duke hedhur poshtë spekulimet se ai është i huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *