Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se 58-vjeçarja është dërguar atje pa ndjenja dhe ishte në rrezik për jetën pasi dyshohet se kishte konsumuar preparate higjienike (varikin).
Për rastin është njoftuar edhe Policia të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk kanë arritur që të intervistojnë viktimën për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.
*Inkurajojmë këdo që ndodhet në periudha të vështira emocionale apo ka mendime për vetëvrasje, të drejtohet tek institucionet e specializuara për ndihmë dhe këshillim.