Gjykata merr vendim për dy të dyshuarit që zhvatën 500 mijë euro për kriptovaluta

Dy të dyshuarit për mashtrim Rona Salihu dhe Fitim Cakolli kanë dalë sot para gjyqtarit të procedurës paraprake, pas parashtrimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka bërë të ditur për Sinjalin se dy të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për secilin veç e veç.

Salihu dhe Cakolli dyshohet se që nga gushti i vitit 2020 kanë arritur që përmes mashtrimit të marrin nga viktima rreth 500 mijë euro, me kinse qëllim që të fitojë para në kripovaluta.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *