Trupi i një vajze 12-vjeçare është gjetur brenda një valixheje në Paris.
E gjithë ngjarja ka nisur kur babai i saj u shqetësua, pasi ajo nuk mbërriti në shtëpi nga shkolla të premten, raportoi BFMTV.
Nëna e vajzës e raportoi zhdukjen e saj në stacionin e policisë lokale në rajonin e 19-të verilindor të kryeqytetit francez më vonë atë ditë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Detektivët nisën me shpejtësi një hetim pasi u zbuluan shenja të rrëmbimit në bodrumin e shtëpisë së familjes.
Pamjet e CCTV më pas treguan një grua jashtë ndërtesës duke mbajtur një valixhe, e cila më vonë u gjet disa rrugë më tutje në rue d’Hautpoul, me trupin e 12-vjeçares brenda në valixhe.
Katër persona janë aktualisht në paraburgim, por nuk dihet se për çfarë janë arrestuar. Mes tyre është edhe njeriu që lajmëroi policinë pasi zbuloi valixhen.