Mizëri: 7.5 vite burgim kushton jeta në Kosovë

Dje Gjykata Themelore në Pejë e ka shpallur fajtor Shaban Gogajn për vrasjen e Agonis Tetajt. Ishte ky një rast që ndodhi në Pejë dhe i incizuar komplet në kamera të një lokali. Ndryshe treguar, djali i shefit e kishte vrarë puntorin pas një fjalosje në vend të punës.
E sipas aktgjykimit të sotshëm, i pandehuri Shaban Gogaj për vrasje nga pakujdesia u gjykua 5 viteve burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 3 vite burgim.

Vendimi për dënimin ndaj Shaban Gogajt nxiri reagime të shumta dhe përplot neveri për sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe të paren e drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se procesi ndaj Gogajt është zhvilluar me shumë probleme dhe është karakterizuar me shumë çështje që e kanë penguar një proces të drejtë dhe efikas.
“Si ministre e Drejtësisë nuk kam mandat e as intencë për të ndërhyrë në asnjë rast gjyqësor, mirëpo është e domosdoshme të theksohet se sikur opinioni publik, jam e shqetësuar me mënyrën e administrimit të këtij procesi, përfshirë këtu edhe shkallën e dënimit me aktgjykimin e sotëm. Është vendim i padrejtë e skandaloz”, është shprehur Haxhiu, e cila theksoj se aktgjykimi i sotëm mund të jetë gjithçka tjetër vetëm drejtësi jo.

E krahas këtij reagimi, aktivist të shoqërisë civile reaguan duke bërë edhe disa relevanca me raste të tjera, ku përshembull shkruan Fridon Lala në facebook se si në vitin 2018 Gjykatat e Kosovës e kishin denuar një të ri nga komuniteti me 7 vite burg për 430€.

E reagimit nuk i iku as krahasimi i rastit kur dikush u dënua me 5 vite burg e 300€ gjobë për vjedhjen e dy veturave dhe shitjen e tyre.

Një krahasim tjetër që duhet përmendur është edhe ai i rastit të zonjës, Suzana Bajrami, e cila në vetëmbrojtje e kishte vrarë ish-bashkëshotrin e saj me sopatë në Francë dhe u dënua me 25 vite burgim.

e ndërsa ka reaguar edhe përfaqësuesi i palës së demtuar i cili ka thënë se:
REAGIM PËR OPINION

Sigurisht në cilësinë e përfaqësuesit të palës së dëmtuar familjes Tetaj, të cileve ju vra më i dashuri i tyre Agonisi, nuk kam mbetur i befasuar me këtë vendim.

Kjo për faktin se vetë odisejada e shtyerjes së seancave për arsye banale na ka bindur se gjykimi do të vazhdoj vetëm atëherë kur pala e akuzuar është bindur se do të shpallet fajtor vetëm për vrasje nga pakujdesia.

Gjykata me këtë vendim krijoi pasiguri juridike tek qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kjo çka ka ndodhur sot na kujton kohën e gladiatorëve, kur gladiatorët vdisnin në arenë nga kthetrat e luanëve ndërsa të pasurit të cilët qëndronin më lozhë duartrokitnin!

Dy fjalë për Trupin Gjykues, me vendime të tilla nuk mund ta mbuloni anshmërinë e juaj nuk e di se si do të silleshit ju po që se i ndjeri do të ishte anëtar i familjes suaj. Një ditë do të ju ndjekë keqardhja për këtë vendim dhe ajo ditë nuk do të jetë e largët, si dhe do të bindeni se ai vendim nuk ishte vendim i drejtë por vendim i ndikuar.

Dostojevski jo më kot ka thënë: Mos u ngutni se në ferr ka vend për të gjithë!

E ndërsa, në lidhje me rastin total ky ishte reagimi i familjarve të tij, që mbetën të shokuar
https://fb.watch/g9xVN_dvG6

Ndër të tjera, bashkëshortja e tij tha se: • Kjo veç drejtësi nuk është”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *