Ende është e re në moshë, por me zërin e saj ka nisur të mbledhë rreth vetës shumë dashamirë të muzikës të cilët këngët e saj të para i kanë pëlqyer duke u dhënë klikime të mjaftueshme, për një vajzë të re që sapo ka nisur karrierën në muzikë.
Është kjo Elsa Bytyqi , e cila me talentin e saj po ndërton karrerën si një këngëtare që shumë shpejt mund të bëhet e kërkuar nga shumë adhurues.
Me këngën e saj të titulluar ”Gurbeti”, ajo e ka shuar mallin pikërisht me vargjet e këngës në fjalë, e cila që nga momenti i lansimit ka marrë kritika pozitive nga publiku shqiptar./Neutral/