Bota e futbollit pritet të ketë një “tronditje” në merkaton verore.
Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo pritet të largohet Manchester United, shkruan Neutral.al.
Sipas “Sun Sport”, ai pritet të rikthehet tek ish-skuadra e tij ku e filloi karrierën, Sportingu i Lisbonës.
Ekipi portugez beson se mund ta bindin 5 herë fituesin e “Topit të Artë” që të rikthehet.
Mediat tashmë kanë raportuar se agjenti i futbollistit ia ka propzuar transferimin e Ronaldos ekipeve si Juventus, Real Madrid dhe Roma.
Gjithçka mbetet të shihet gjatë muajit korrik, ku pritet të vendoset e ardhmja e Ronaldos./Neutral.al/