Një inicident pak i pazakont ka ndodhur në Prizren, tek një familje në rrugën “Bushatlinjët”.
Nusja dhe vjehrri 68-vjeçar kanë pasur një përplasje që ka eskaluar edhe në veprime fizike, shkruan Neutral.al.
Pas një debate verbal, vjehrri e ka shtyrë nusën e tij e cila është rrëzuar. Ajo është detyruar të marr trajtim mjekësor .
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka shoqëruar të dy në stacionin policor ku janë intervistuar.
Nusja ka deklaruar ndërkaq në Polici se në vazhdimësi ka probleme me vjehrrin./Neutral.al/