Kupa e Botës mund të hapet nga Dua Lipa

Në fund të këtij viti do të mbahet Kupa e Botës në Katar.

Mirëpo, ende nuk është e ditur zyrtarisht se kush do të jenë këngëtarët që do të jenë pjesë e ceremonisë zyrtare.

Sipas disa mediave evropiane, grupi BTS mund të jetë në ceremoninë mbyllëse, kurse hapjen mund ta bëjë sërish Shakira.

Mirëpo, kjo e fundit thuhet se mund të jetë në skenë në ceremoninë hapëse bashkë me këngëtaren shqiptare Dua Lipën dhe anëtarët e grupit BTS.

Ceremonia hapëse pritet të jetë para ndeshjes mes Katarit dhe Ekuadorit.

Ceremonia hapëse do të zhvillohet të dielën më 20 nëntor, në stadiumin “Al Bayt”, në qytetin Khor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *