Përplasje mes liderësh: “S’mund ta mbrosh Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë”

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk e ka dëgjuar fjalimin e Edi Ramës në Këshillin e Evropës.

Kryeministri Kurti duket se edhe e ka thumbuar homologun e tij shqiptar duke thënë se “nuk mund të flasësh për Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë”.

“Unë besoj që faktorët ndërkombëtarë do të duhej të mobilizohen që krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat e Serbisë të ndiqen dhe gjithashtu përgjegjësit e fajtorët të gjykohen dhe të dënohen. Kushdo që flet në arenën ndërkombëtare do të duhej nga faktorët ndërkombëtarë ta trajtojë këtë çështje, sepse në Kosovë ka ndodhur gjenocidi të cilin ka intervenuar NATO-ja për ta ndalur dhe kemi pa numër krime të padresuara. Nuk mund të flasësh për luftën në Kosovë dhe ta mbrosh Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë”, deklaroi Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *