Mbi 1 milionë klikime në një kohë të shkurtër, shpërndarje të shumta e mbi të gjitha një vëmendje e madhe.
Ky është bilanci pas publikimit të projektit të suksesshëm të Donjeta Morinës me Rrezin e Gjonyn.
Përderisa, Donjeta ka gati projektet tjera, kurioz jemi të dijmë se çfarë do të ndodh me dy reperët e rinjë.
Në fakt përgjigja është shumë e thjesht. Duke pasur parasysh që tashmë janë artistë të studios ‘Diez Music’, një gjë është e qartë që projektet nuk do të mungojnë, madje sipas informacioneve shumë shpejt do të kemi prurje të reja, që do i japin më shumë jetë vjeshtës e dimrit të këtij viti.
Neve na duhet të kemi durim edhe pak për të shijuar hitet e reja./Neutral